Edi Rama i kërkon ndihmë inxhinieres Luljeta Bozo

  • 05 December 2019 - 16:31
Edi Rama i kërkon ndihmë inxhinieres Luljeta Bozo

Inxhinierja Luljeta Bozo është takuar këtë të enjte në kryeministri me Edi Ramën, teksa ky i fundit i ka kërkuar ndihmë në menaxhimin e godinave të prekura nga tërmeti.

Bozo ka ngritur shqetësimin se instituti shqiptar i sizmologjisë nuk ka një grup pune për të mbuluar të gjitha banesat e prekura dhe se problem për të tashmë mbetet procesi i ekspetizës dhe certifikimit të banesave.

Luljeta Bozo: Iku kjo e para ata që u shpëtuan, u shpëtuan. Njerëzit u futën. Mirë, keq. Tani fillon ekspertiza. E kam merakun këtu sepse nuk ka një grup në institut që ti mbulojë të gjitha.
Shkon i huaji thotë që mban pallati, ndërsa shkon pushteti vendor dhe i vë shiritin.

Edi Rama: Ka një gjë. Të huajt i kemi kërkuar të na thonë mban struktura apo nuk mban struktura. Po shiriti të vihet deri sa të riparohet. Një shkallë që kërkon një riparim , prandaj janë këto shirita.

Mendoj që do ishte pozitive nëse ju do na ofroni ndihmë për pjesën e paketës së riparimeve. Jeni një burim sigurie më shumë për njerëzit.

Luljeta Bozo: Kam qenë në shumë objekte dhe pas meje shkuan ekipi dhe i vunë shiritin. Atje kishte çarje të madhe por riparohet menjëherë dhe janë shumë të sigurta. Duhet një inxhinierë me shumë përvojë.


(Kosova Sot Online)