Ja kush e zbulon skandalin e dekadës në Kosovë, ja alarmi

  • 06 December 2019 - 07:31
Ja kush e zbulon skandalin e dekadës në Kosovë, ja alarmi

“Po hyri Vetting-u, jo vetëm se drejtësia e kalbur tani do të mbetet pas asnjë gjyqtar, pa asnjë prokuror dhe avokat, por edhe burgjet nuk do t´i zënë, prandaj këtyre nuk do të ju mbetej gjë tjetër përveç se të ikin nga kjo botë si ata qenët me damkën e zezë të tradhtisë e hajnisë, sepse nuk mundë ti thuhet askujt njëri i së drejtës, atij që punon në këtë sistem të kalbur, dhe nuk vepron sipas ligjeve dhe Kushtetutës por vepron sipas urdhrave të kryebanditëve, krye vagabondëve dhe krye hajnave të kanaleve të nëntokës kriminale”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse gjatë mandatit të kaluar qeverisës, zyrtarët e lartë të shtetit dhe përfaqësuesit e partive politike, e kanë pasur plotë gojën për angazhim për shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, madje edhe për pastrimin e drejtësisë nëpërmes procesit të Vetting-ut, asnjëherë pushtetarët e Kosovës nuk ndërmorën veprime konkrete, që deklarimet e tyre publike t’i shndërrojnë në vepër.

Lidhur me këtë çështje serioze, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Reshat Badallaj.

Image
Reshat Badallaj

“Menjëherë pas luftës Kosovën e kapën për ta drejtuar me dajak në krah bandat më të rrezikshme kriminale. Kosova, pas luftës doli e shkatërruar dhe e hallakatur, prandaj, e shfrytëzuan kohën edhe bandat e nëntokës kriminale për të kapur pushtetin neper, ku nëpër vendet kyçe i ulën dy soje faqezinjsh: E para të gjithë ata langonj që i kishin shërbyer besnikërisht Serbosllavise, zagarët që i kishin shërbyer qenit plak Titos, Slobodan Millosheviqit, kasapit të Evropës dhe së dyti, edhe kopilët e rrahmanzinjve(brahman Morinës) tradhtarit të kombit”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Pra sipas Badallajt, kjo kupolë kriminale që e zaptoi shtetin nga ditët e para të pas luftës, vazhdoi deri në ditët e sotme, prandaj edhe sot nuk e respektojnë as shtetin, Kushtetutën dhe as ligjin

“Sepse politika e inkriminuar e futi në dikasterin e drejtësisë krimin e organizuar për ta shndërruar këtë sistem në kupolë kriminale. Kjo është arsyeja pse tash këta flasin, e flasin për Vetting-un por nuk e bëjnë atë, sepse paraprakisht e dinë rezultatin që do të ju del. Ndaj, kjo kope bagëtish e din ku e kanë hallin dhe nuk lejojnë të futet Vetting-u, sepse këtu do të dalin të gjitha hajnit dhe krimet e tyre, do të zbardhen aferat dhe skandalet që jo vetëm se do të flaken nga puna, por do të jetë e pa mundur të mos burgosen,sepse këta që janë instaluar në prokurori dhe gjykata nuk kanë ardhur me merita, por kanë ardhur me direktiva të bandave me kriminale”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj thotë se në sistemin gjyqësor të Kosovës, duke përfshirë edhe prokurorinë, janë instaluar të gjitha fundërrinat e regjimit të kaluar.

“Janë shantazhuar nga politika e inkriminuar dhe tani i shërbejnë vetëm kësaj politike mafioze, prandaj derisa kjo politikë nuk pastrohet, nuk mundë të flitet për Vetting dhe sistem të pastruar të drejtësisë nga krimi i organizuar, prandaj nuk ka vend tjetër për ta veç burgut, nëse largohen nga ato pozita. Po hyri Vetting-u, jo vetëm se drejtësia e kalbur tani do të mbetet pas asnjë gjyqtar, pa asnjë prokuror dhe avokat, por edhe burgjet nuk do t´i zënë, prandaj këtyre nuk do të ju mbetej gjë tjetër përveç se të ikin nga kjo botë si ata qenët me damkën e zezë të tradhtisë e hajnisë, sepse nuk mundë ti thuhet askujt njëri i së drejtës, atij që punon në këtë sistem të kalbur, dhe nuk vepron sipas ligjeve dhe Kushtetutës por vepron sipas urdhrave të kryebanditëve, krye vagabondëve dhe krye hajnave të kanaleve të nëntokës kriminale”, përfundoi Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)