Handke nesër në Stokholm për ta marrë çmimin Nobel, mban edhe fjalim

  • 06 dhjetor 2019 - 18:19
Handke nesër në Stokholm për ta marrë çmimin Nobel, mban edhe fjalim

Vendimi i Akademisë Suedeze për t’ia dhënë një përkrahësi të Sllobodan Millosheviqit, çmimin Nobel për letërsi kishte nxitur reagime të jashtëzakonshme nëpër botë.

Kishin reaguar shkrimtarë të ndryshëm me famë botërore si Selman Rushdie, ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku dhe gjithashtu edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Kreu i ASHAK-ut, Mehmet Kraja, madje i kishte dërguar një letër Akademisë Suedeze, përmes të cilës kërkonte zmbrapsje për vendimin që Handkes t’i jepet një çmim i tillë. 

Megjithatë në arsyetimet e kthyera nga Akademia Suedeze ishte thënë se ata kanë vlerësuar veprën e Handkes dhe jo atë se kush është ai.

Por pavarësht gjithë këtyre përplasjeve, Handke nesër do të marrë çmimin dhe do të mbajë fjalim në këtë organizim.

Kjo është konfirmuar nga faqja zyrtare e Nobelit në ‘Facebook’.

(Kosova Sot Online)