Vjen paralajmërimi i rëndë ndaj Albin Kurtit për Devollët

  • 07 December 2019 - 07:38
Vjen paralajmërimi i rëndë ndaj Albin Kurtit për Devollët

“Qeveria Haradinaj asnjëherë nuk i ka marr për bazë ato reagime, prandaj në këtë rast unë mendoj që tani i takon Albin Kurtit si Kryeministër i ri, ta ndërpret këtë monopol zhvatës të DEVOLLEVE, dhe të krijoj kushte të reja me çmime më të lira për homologim, tek kompanitë tjera që operojnë në Kosovë për homologimin e veturave”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Pas bërjes publik të lajmit në media, se nga organet e hetuesisë janë intervistuar shtatë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, në lidhje me dy marrëveshjet e këtij institucioni, që ia mundësonin kompanisë “Eurolab” monopolin në homologimin e veturave, ka reaguar eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci.

Grapci kërkon të adresohet përgjegjësia me përjashtim nga puna, nga qeveria në ardhje për të gjithë këta zyrtar të hetuar deri tani, por gjithashtu para drejtësisë të përgjigjet edhe vetë ministri në detyrë Palë Lekaj i cili ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e monopolit.

Grapci thotë se qeveria në ardhje, duhet të veprojë menjëherë në këtë drejtim pa u vonuar, sepse heqja e monopolit në homologim ishte kërkesë e BE-së, dhe ambasadave të disa shteteve të BE-së në Kosovë.

Image
Dardan Grapci

“Qeveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti duhet menjëherë ti largoj nga pozitat dhe nga ministria këta shtatë zyrtar të Ministrisë së Infrastrukturës si dhe të ngritë padi, sepse një pjesë të madhe të përgjegjësisë e ka edhe ministri Palë Lekaj i cili ka qenë iniciator gjatë Qeveris Haradinaj për vazhdimin e këtyre dy marrëveshjeve me kompaninë EUROLAB për homologimin e veturave, përkundër faktit që shumë herë ka reaguar BE-ja dhe Ambasada Gjermane në Prishtine kundër këtij monopoli. Qeveria Haradinaj asnjëherë nuk i ka marr për bazë ato reagime, prandaj në këtë rast unë mendoj që tani i takon Albin Kurtit si Kryeministër i ri, ta ndërpret këtë monopol zhvatës të DEVOLLEVE, dhe të krijoj kushte të reja me çmime më të lira për homologim, tek kompanitë tjera që operojnë në Kosovë për homologimin e veturave”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci thotë se mos përmbushja eventuale e këtij premtimi nga Albin Kurti, do të ishte mashtrim i madh, kurse shumë qytetarë do të detyroheshin ndoshta edhe për të protestuar dhe bojkotuar këtë formë të plaçkitjes, pasi mënyra tjera alternative të homologimit nuk do të mundë të gjejnë.

“Nëse vazhdohet edhe gjatë mandatit të Albin Kurtit kjo zhvatje, jam i bindur që qytetarët do të rebelohen, madje edhe mundë ta bojkotojnë e të protestojnë publikisht duke u organizuar në shoqatat dhe organizata të ndryshme, vetëm për mos me kontribuar në pasurimin e kompanisë EUROLAB duke vazhduar zhvatjen, zhvatje kjo e kundërshtuar dhe cilësuar e kundërligjshme edhe sipas standardeve të BE-së”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)