Gjendet një person i vdekur në Graqanicë

  • 07 December 2019 - 12:23
Gjendet një person i vdekur në Graqanicë

Një person i komunitetit goran është gjetur i vdekur dje në shtëpinë e tij në Graqanicë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Goran. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)