Në Prishtinë edhe sot cilësia e ajrit e pashëndetshme

  • 07 December 2019 - 13:15
Në Prishtinë edhe sot cilësia e ajrit e pashëndetshme

Në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë është i instaluar një monitorues i cilësisë së ajrit për ta matur ndotjen në ajrin e Prishtinës.

Matjet që i bën ky monitorues publikohen çdo një orë në rrjetin social Tëitter të Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Nga publikimi i këtij monitoruesi në katër orët e fundit ajri vazhdon të jetë i ndotur dhe i pashëndetshëm.

Vlerat e publikuara variojnë në vlera 150 deri 160 në AQI (Indeksi i cilësisë së ajrit) që është i pashëndetshëm.

Indeksi i cilësisë së ajrit “e pashëndetshme” është prej 151 deri 200. Në këto vlera çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.

(Kosova Sot Online)