Dështimi i plotë, vijnë akuza të rënda për ish ministrat e arsimit

  • 07 December 2019 - 15:24
Dështimi i plotë, vijnë akuza të rënda për ish ministrat e arsimit

“E vërteta është se, të gjithë ministrat e arsimit dështuan për të pasur reforma të vërteta për ta ndryshuar rrënjësisht gjendjen e mjerë në këtë sferë, duke zhvatur buxheti vazhdimisht në emër të reformave në arsim, e në fakt pati vetëm politizim të arsimit e asnjëherë reforma të duhura për ta kapërcyer këtë gjendje. Dhe kështu u përdor arsimi vetëm për punësime partiake, duke sjell kriza në arsim deri sa tani po zvogëlohet numri i studentëve në Kolegjet private, të cilat janë një kopje edhe më e keqe e arsimit publike. Dhe tani po shihet se si po zgjedhin shumë të rinj që të mos shkojnë fare në fakultet sepse atje i zhvatin e nuk u shërbejnë asgjë diplomat”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Një nga segmentet e rëndësishme të një shteti, zhvillimit dhe ngritjes së kuadrove të afta për punë, që është fusha e arsimimit, po vlerësohet nga analistët si një nga dështimet e mëdha të shtetit të ri të Kosovës në këto dy dekada.

Analisti politik, Ragip Guraziu, përgjegjës për këtë dështim të madh e të pa përmirësueshëm e bën politiken që ka drejtuar dikasterin e arsimit në Kosovë, të gjithë ministrat që janë emëruar njëri pas tjetrit pa shumë dallime, nga ato parti politike që kanë qeverisur me vendin dhe që dështuan për të pasur reforma të vërteta për ta ndryshuar rrënjësisht gjendjen e mjerë në këtë sferë.

Guraziu thotë se në të gjitha mandatet që mbetën pas, vetëm sa u zhvat buxheti vazhdimisht në emër të reformave në arsim, e në fakt pati vetëm politizim të arsimit e asnjëherë reforma të duhura për ta kapërcyer këtë gjendje.

Image
Ragip Guraziu

“E vërteta është se, të gjithë ministrat e arsimit dështuan për të pasur reforma të vërteta për ta ndryshuar rrënjësisht gjendjen e mjerë në këtë sferë, duke zhvatur buxheti vazhdimisht në emër të reformave në arsim, e në fakt pati vetëm politizim të arsimit e asnjëherë reforma të duhura për ta kapërcyer këtë gjendje. Dhe kështu u përdor arsimi vetëm për punësime partiake, duke sjell kriza në arsim deri sa tani po zvogëlohet numri i studentëve në Kolegjet private, të cilat janë një kopje edhe më e keqe e arsimit publike. Dhe tani po shihet se si po zgjedhin shumë të rinj që të mos shkojnë fare në fakultet sepse atje i zhvatin e nuk u shërbejnë asgjë diplomat”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu me tej thotë se arsimi kosovar në këto dy dekada më shumë ka qenë një improvizim se sa proces i vërtetë i bërjes së kuadrove profesionale që e gjejnë shpejtë veten në regun e punës, pasi tendenca ka qenë politizimi i skajshëm, shfrytëzimi i kësaj sfere për interesat politike. Dora e zezë e shkatërrimit të arsimit, sipas Guraziut ka qenë kryesisht ndikimi i PDK-së.

“Sa i përket cilësisë së arsimit, tashmë 20 vjet është totalisht në kolaps, siç është edhe tani pas pavarësisë së Kosovës, dhe 11 vjet në pushtet PDK-ja, subjekti politik nga vijnë edhe ministrat më të shumtë, ku të gjithë dështuan totalisht. Aty ku kishim shpresa, në arsim pra, dështuam më së shumti”, theksoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Madje, sipas tij rrëshqitjen më të madhe, dështimin historik që e ka lënë mbrapa e që do të mbahet në mend, është Arsim Bajrami nga PDK, i cili këtë ministri e kishte pranuar duke premtuar ndryshime epokale.

“Me të marrë postin e të parit të Arsimit, Arsim Bajrami premtoi se arsimi në Kosovë do të jetë ndryshe me të. Bile, ai vitin 2016 e ka konsideruar si prioritet qeveritar, krahas zhvillimit ekonomik. Por, cilësia nuk është se duket gjëkundi, e as që u rendit si prioritet qeveritar. Edhe sot e kësaj dite Arsimi vazhdon të ketë probleme, bile ai i larti shkelet në mënyrë flagrante dhe është i politizuar skajshmërish. Assesi nuk mundë të flitet për cilësi në arsim, kur politika i ndërron drejtorët e shkollës”, përfundoi analisti Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)