Instituti Hidrometeorologjik tregon se si pritet të jetë moti në Kosovë të dielën

  • 07 December 2019 - 20:40
Instituti Hidrometeorologjik tregon se si pritet të jetë moti në Kosovë të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot kryesisht i qetë.

Në mëngjes në ultësira parashihet të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës moti pritet të jetë pjesërisht i vranët dhe me diell.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius”, ka njoftuar IHMK.

Sipas institutit, do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare.

(Kosova Sot Online)