I mbijetuar i holokaustit rrëfen tmerrin që kishte përjetuar

  • 07 dhjetor 2019 - 22:32
I mbijetuar i holokaustit rrëfen tmerrin që kishte përjetuar

I mbijetuari i holokaustit, Josef Leëcoëicz rrëfeu për “The Sun” se si ishte vetëm 14-vjeç kur iu caktua puna e tij e parë, “heqja me lopatë e skeleteve të njerëzve në kampin e tmerrshëm të përqendrimit në Pëaszóë”.

Ky moment do të shënonte fillimin e tre viteve që ndryshuan një herë e përgjithmonë jetën e adoleshentit polak, periudhë kjo përgjatë së cilës u dërgua në 5 kampe brutale ku pa, siç thotë, të burgosur të uritur të vrisnin, copëtonin e hanin një djalë të vogël dhe roje mizore që detyronin njerëzit të hidheshin nga shkëmbinjtë.

Makthet e përjetuara asokohe e përndjekin edhe sot Josefin, të cilit nazistët i vranë të gjithë pjesëtarët e familjes. “Kam parë aq shumë mizori. Rrahje, vrasje, varje, një egërsi që arrinte deri në atë pikë sa nuk bënte më përshtypje”, shton 93-vjeçari në rrëfimin e tij për  “The Sun”.

Josef nuk e fsheh tronditjen që i shkakton rritja e antisemitizmit sërish nëpër botë. Problemi vjen si nga ekstremi i djathtë, ashtu edhe nga ai i majtë. Vitin e kaluar, fyerjet ndaj hebrenjve në Francë janë shtuar në masën 74%, ndërsa në Gjermani u rritën më 60% sulmet e dhunshme ndaj tyre.

Holokausti duket po zbehet nga kujtesa dhe Josef thotë se e tregoi historinë e tij të tmerrshme me shpresën që kështu të japë ndihmesën e tij, që e  vërteta e tmerrshme të mos humbasë, por të ruhet e gjallë edhe për brezat që do të vijnë.


(Kosova Sot Online)