Bie niveli i ujit në liqenin e i Badovcit

  • 08 dhjetor 2019 - 17:36
Bie niveli i ujit në liqenin e i Badovcit

Niveli i ujit në liqenin e Badovcit ka rënë shumë. Aty përveç që vërehet mungesa e madhe e ujit, kanë dal në pah edhe mbeturinat.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ditë më parë njoftoi se në liqenin e Badocit është minus 9.20 metra nën nivelin maksimal ose, 640.63 metra mbi nivelin e detit.

Kurse, sipas KRU “Prishtina”, edhe liqeni i Batllavës është minus 9.11 metra nën pikën maksimale të kapërderdhjes ose, 625.89 metra mbi nivelin e detit ndërsa niveli i ujit në liqenin e   Kur “Prishtina” ka apeluar që, uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, pasi zvogëlohen rezervat e ujit të pijshëm.

“Uji duhet kursyer pikë për pikë. Vetëm kështu sigurojmë sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm për të ardhmen”, thuhet në apelin e KUR “Prishtina”.


(Kosova Sot Online)