Profesori i njohur zbulon planin: Ky është skenari i Thaçit që t’i ”ikë” Gjykatës Speciale

  • 08 December 2019 - 18:38
 Profesori i njohur zbulon planin: Ky është skenari i Thaçit që t’i ”ikë” Gjykatës Speciale

 “Tani ana tjetër e medaljes është që Hashim Thaçi mundë të bëjë pazare me Gjykatën Speciale që të mos e arrestojnë sepse në këtë kohë kur mundë të ndodhin pakënaqësi dhe trazira për shkak të ndalimit të këtij ligji, kurse ai paraqitet si vetmi institucion që e mban shtetin në funksion dhe këtë një vit e gjysmë, pra që është institucioni i presidentit. Kjo tregon se ai e ka hallin e vetë dhe nuk e ka hallin pse humbet Kosova, por vetëm e vetëm se si të shpëtohet lëkura dhe kryet e Gjarprit”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

 

 

 

Pas dërgimit të Ligjit të Pagave në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i popullit, Hilmi Jashari, ka reaguar edhe analisti politik dhe profesori universitar, Jeton Kelemdni, i cili thotë se ky është një skenar i porositur nga Hashim Thaçi për të krijuar situatë jo stabile në vend, pasi ai pret që të ketë reaksion nga sindikatat e "pavarura" nga politika, por jo nga klani i Thaçit, në momentin kur ligji pezullohet nga Gjykata Kushtetuese. 

Image
Jeton Kelmendi

Pas këtij zhvillimi, sipas Kelmendit mundë të ndodhin revoltat popullore dhe thirrjet për mobilizim për greva deri në bllokim të shërbimeve publike në institucionet shëndetësore, paralizim të arsimit deri në revoltë të prindërve, dhe në fund anarki në rend e ligj nga greva e policëve. 

E këtë situatë, sipas Kelmendit do të shfrytëzojë Hashim Thaçi duke u paraqitur si “shenjtor e shpëtimtar”, dhe më këtë veprim të kërkojë nga Gjykata Speciale që ta shmang nga liste e atyre që janë në rendë të ndiqen dhe të arrestohen. 

Sipas Kelmendit, këtë veprim e bënë Hashim Thaçi që ka vënë nën kontroll jo vetëm institucionet e pavarura, por edhe një pjesë të madhe të spektrit politik.

“Mendoj që Kosova gjendet në një situatë dramatike për faktin se gjithçka në këtë vend është vënë në shërbim për ta shpëtuar “lëkurën e Gjarprit”(lexo Hashim Thaçit). Pa Gjarpri duke qenë njeri që i ka humbur të gjitha betejat e tij tani më edhe me drejtësinë, e që sipas të gjitha gjasave do të përballet me Gjykatën Speciale, sepse dihet edhe zyrtarisht që Gjykata Speciale në rend të parë për kokën e tij është ndërtuar nga Dick Marti, dhe më pastaj është filluar dhe ndërtuar si proces. Duke qenë se partia e tij i ka humbur zgjedhjet, tani e ka nën kontroll partinë e Isa Mustafës. Pra tani Hashim Thaçi nuk është vetëm president i shtetit por në fakt është edhe kryetar faktik i përbashkët edhe i PDK-së edhe i LDK-së sepse që të dyja kokat e këtyre partive politike janë të dirigjuara nga Hashim Thaçi”, tha Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Më tej sipas Kelmendit, Hashim Thaçi i ka nën kontroll edhe të gjitha institucionet e pavarura, duke përfshirë këtu edhe avokatin e popullit, i cili nën komandën e Hashim Thaçit e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin për pagat, me shpresë të prodhimit të në situate jo stabile e të pa qëndrueshme në vend ndaj së cilës do të reagonte Hashim Thaçi si shpëtimtar.

“Dhe kështu do të arsyetohej edhe para Gjykatës Speciale se ai është i vetmi që i del zot vendit dhe e mban funksional këtë shtet të ri e akoma të pa konsoliduar, për çka duhet të amnistohet nga ndjekja.  Kur flasim për institucionet e pa varur, nuk mundë të themi fare se ka institucione të pa varura në shtetin e Kosovës, e ndër ato është edhe Avokati i Popullit, është edhe prokurorja, është edhe Gjykata Kushtetuese e të tjera, të gjitha janë nën kontrollin e tij”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

Sipas tij, Thaçi ka mundur që të kërkojë më herët dërgimin ë këtij ligji në Kushtetuese, por nuk e ka bërë atë duke përcjell zhvillimet pas zgjedhore dhe bisedimet LDK-LVV për koalicion. 

“Hashim Thaçi ka pritur në kohë se çfarë do të bëjnë LVV dhe LDK, është orvatur vazhdimisht që ti prishi ndër vete këta dy aleat opozitar, dhe këtë e ka bërë duke ndikuar që ti rris apetitet e Isa Mustafës për tu bërë president, pavarësisht se ai është i pa aftë fizikisht për atë detyrë, dhe tani e zgjedh Avokatin e Popullit, që në kohën më të keqe për Kosovën ta dërgon në Gjykatë kushtetuese ligjin për pagat. Ai ligj, , ka plotë mangësi, ka kosto të lartë buxhetore me rritjen që janë bërë, dhe është dashur që në Gjykatën Kushtetuese të shkon më herët por jo tani kur kemi edhe vakuum institucional dhe krizë qeveritare, formimi i qeverisë që nuk po duket se do të ndodhë edhe aq shpejtë, por edhe nëse do të ndodhte formimi i qeverisë, Gjykata Kushtetuese një vendim të stopimit të ligjit do të duhej ta nxirrte sepse Qeveria në ikje e Ramush Haradinjat nuk është se i ka bërë diçka të mirë Kosovës por vetëm të këqija, e në mesin e atyre të këqijave është edhe ky ligj i cili ka shumë e shumë të meta, dhe me koston buxhetore është i pa përballueshëm për nivelin e zhvillimit dhe të buxhetit të Kosovës”

“Tani ana tjetër e medaljes është që Hashim Thaçi mundë të bëjë pazare me Gjykatën Speciale që të mos e arrestojnë sepse në këtë kohë kur mundë të ndodhin pakënaqësi dhe trazira për shkak të ndalimit të këtij ligji, kurse ai paraqitet si vetmi institucion që e mban shtetin në funksion dhe këtë një vit e gjysmë, pra që është institucioni i presidentit. Kjo tregon se ai e ka hallin e vetë dhe nuk e ka hallin pse humbet Kosova, por vetëm e vetëm se si të shpëtohet lëkura dhe kryet e Gjarprit. Kjo është tragjike për shtetin e Kosovës, është tragjike për LDK-në e cila në krye të saj e ka një kokë të kalbur që quhet Isa Mustafa dhe është politikan me mendësi jugosllave e komuniste, i cili gjithçka që planifikon është se nëse shkon ai,  Hashim Thaçi, do të vi unë president, dhe këtu del krejt një skenar i mirë organizuar që ndihmohet jo vetëm nga këta por edhe nga qarqe antishqiptare jashtë vendit”, përfundoi Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)