Alarmi: Shteti mbron bizneset monopoliste të oligarkëve të inkriminuar

  • 09 December 2019 - 07:26
Alarmi: Shteti mbron bizneset monopoliste të oligarkëve të inkriminuar

“Në këtë shtet të vogël të Kosovës, monopolizmi nuk po lejon që sidomos bizneset e pavarura të gjallërohen dhe të fitojnë në hap për zhvillim, për shkak se pushtetarëve politik më shume po ju intereson një kompani private e dirigjuar nga individët mafioz, dhe shembulli më konkret për analizë dhe për ta studiuar këtë fenonem është rasti i lejimit të veprimit me dekada të veprimit monopolist të Devollëve dhe shumë kompanive tjera”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Për dy dekada në liri, dhe për 12 vite shtet i pavarur, me kinse ekonomi të lirë të tregut, akoma në Kosovë nuk është ndërtuar dhe instaluar si duhet tregu i lirë, ndërsa gjyqësori është shkelësi kryesor i të drejtave të njeriut.

Këtë konstatim e nxjerr për “Kosova Sot Online”, eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci.

Sipas Grapcit, kjo është një gjendje alarmante, pasi që edhe pse në letër, Kushtetuta e garanton dhe sanksionon tregun e lirë dhe sipërmarrjen private, që është burimi kryesor i zhvillimit ekonomik të një shteti, e në realitet qeveritë tona, përfshirë edhe këtë në pushtet, e shkelin tregun e lirë dhe Kushtetutën me të dyja këmbët.

Sipas Grapcit, shembulli më konkret është rasti me Devollët.

Sipas Grapcit, është pikërisht lejimi monopolist i Devollëve dhe shumë abuzime të tjera, ilustrim bindës për rrënimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Image
Dardan Grapci

“Prandaj mundë të themi lirisht se në këtë shtet të ri, akoma të pa zhvilluar as minimalisht, është monopolizuar gjithçka, gjithçka është vendosur në interes të mafio-oligarkëve dhe pushtetarëve të inkriminuar, edhe pse ligji dhe Kushtetuta thotë se duhet të ketë treg të liberalizuar. Në këtë Kosovë të varfër po vazhdojnë të përfitojnë vetëm oligarkët e lidhur me politikën nga ky monopolizim që ka përfshire thuajse të gjitha fushat, ku pushtetarët kanë krijuar kompanitë e tyre ose kanë gllabëruar bizneset aktuale”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci thotë se ligjet dhe Kushtetuta, ekonominë e lirë të tregut e mbajnë vetëm formalisht në letër, sepse nuk ka treg të lirë në shtetin e Kosovës.

“Arsyeja pse nuk ka treg të lirë në Kosovë pra është shkelja e rëndë që i bëhet ligjit dhe mos respektimi për asnjë shkronjë i Kushtetutës së Kosovës. Edhe pse në letër me kushtetutë garantohet tregu i lirë dhe konkurrenca lokale, pra në mënyrë afërsisht të barabartë, kjo nuk funksionin në praktikë sepse shkeljet e ligjit dhe të Kushtetutës nuk i ndjek askush. Është vetë gjyqësori dhe pushtetarët e inkriminuar që po e shkelin ligjin dhe Kushtetutën në çdo sekondë”, theksoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, tendenca monopolizmi ekzistojnë edhe në shtetet evropiane, mirëpo atje drejtësia kujdestaron për të vendosur rend dhe rregull në treg, por ky shembull nuk po ndiqet në shtetin e ri të Kosovës së prapambetur shumë larg nga ekonomitë evropiane.

“Në këtë shtet të vogël të Kosovës, monopolizmi nuk po lejon që sidomos bizneset e pavarura të gjallërohen dhe të fitojnë në hap për zhvillim, për shkak se pushtetarëve politik më shume po ju intereson një kompani private e dirigjuar nga individët mafioz, dhe shembulli më konkret për analizë dhe për ta studiuar këtë fenonem është rasti i lejimit të veprimit me dekada të veprimit monopolist të Devollëve dhe shumë kompanive tjera”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Si pasojë e monopoleve që pengojnë zhvillimin e tregut të lirë dhe ekonomisë, Grapci thotë se nuk kemi hapje të vendeve të reja të punës, dhe për pasojë vendi po zbrazet.

“Ekzistimi i disa monopoleve dhe ngulfatja e zhvillimit të tregut të lirë është një ndër arsyet pse rinia po e lëshojnë Kosovën, prandaj duhet që dikush urgjentisht të merr masa për parandalimin e këtij monopoli mafioz dhe abuzimeve nga mafio-oligarkët të cilët dita-ditës po përfitojnë qindra mijëra euro përmes popullit të varfër ku mezi po e fitojnë një euro me djersën e tyre duke u bërë argat të që shiten me çmim të lirë në kompanitë mopololistike”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)