Burri nga Podujeva rreh gruan dhe fëmijët, arrestohet

  • 09 December 2019 - 11:18
Burri nga Podujeva rreh gruan dhe fëmijët, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se është arrestuar një person në  Podujevë pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të tij dhe gruas.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Podujevë   07.12.2019-22:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve dhe bashkëshortes së tij femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)