A do të jenë pjesë e Qeverisë Kurti? Flasin nga AAK-ja e Haradinajt

  • 10 December 2019 - 14:27
A do të jenë pjesë e Qeverisë Kurti? Flasin nga AAK-ja e Haradinajt

Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, ende nuk ka arritur të nënshkruaj marrëveshjen për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila doli si e dyta në zgjedhjet e tetorit.

Pavarësisht takimeve të shumta të zhvilluara mes dy partive, ndarja e posteve qeveritare, dhe pozita e Presidentit po mbajnë peng koalicionin LDK-VV. 

Lidhur me mundësinë e fundit, në rast dështimi të koalicionit me LDK-së, si plan B të shkojnë AAK dhe Nisma në koalicion me Vetëvendosjen, “Kosova Sot Online” ka bërë përpjekje të merr edhe mendimin e tri partive politike, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, por përveç AAK-së dy subjektet tjera politike nuk janë deklaruar.

Image
Time Kadriaj

Deputetja e rizgjedhur nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj tha për “Kosova Sot Online” se në strukturat e partisë nuk është shtruar deri tani asnjëherë mundësia e futjes në koalicion me ndonjë subjekt tjetër politik.

“Për aq sa ne publikisht jemi të informuar, LVV dhe LDK janë përcaktuar dhe kanë deklaruar se do ta bëjnë së bashku qeverinë e re të Kosovës dhe ajo është çështje e tyre. E dimë që ata po zhvillojnë negociata për ta bërë koalicionin, kurse në organet tona të partisë kjo çështje nuk është shtruar ndonjëherë për diskutim. Nëse eventualisht vjen ndonjë kërkesë, atëherë vendimi përkatës merret nga organet e AAK-së por tash për tash ajo çështje nuk është temë e cila është përmendur tek ne në AAK”, tha për “Kosova Sot Online” deputetja e rizgjedhur nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj.

(Kosova Sot Online)