Pasardhësi i Mogherinit, Borrell: Prioritet e kam anëtarësimin e Ballkanit në BE

  • 10 December 2019 - 21:15
Pasardhësi i Mogherinit, Borrell: Prioritet e kam anëtarësimin e Ballkanit në BE

Josep Borrell, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme dhe siguri, anëtarësimin e vendeve ballkanike dhe marrëveshjen Serbi-Kosovë e llogarit si prioritet të tij.

Në një letër dërguar ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së, Borrell ka folur për prioritetet e tij në krye të zyrës për Politikën e Jashtme. Ai si prioritet kryesor në letër e thekson anëtarësimin e Ballkanit perëndimor në BE.

“Fillimisht, ne duhet të duhet të mbështesim me forcë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, thuhet në letrën e tij.

“Prioriteti im është që të punoj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe të kthej Bosnje-Hercegovinën në rrugën e stabilitetit real”, theksoi Borrell, duke vazhduar se “ndërprerja e konflikteve dhe shërimi i plagëve në mjedisin e afërt është gjithashtu i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e vetë BE-së”.

(Kosova Sot Online)