Gjakovarja rrihet nga nëna dhe motra

  • 11 December 2019 - 12:49
Gjakovarja rrihet nga nëna dhe motra

Një grua ka raportuar në policinë e Gjakovës se është sulmuar fizikisht nga nëna dhe motra e saj

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Gjakovë, ku viktima ka njoftuar policinë se është sulmuar, ndërkaq ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Policia në raportin 24 orësh bën te ditur se të dyshuarat janë arrestuar dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

(Kosova Sot Online)