E mori nipin me dhunë nga reja, arrestohet gruaja nga Lipjani

  • 11 December 2019 - 12:52
E mori nipin me dhunë nga reja, arrestohet gruaja nga Lipjani

Policia në Lipjan ka arrestuar një grua e cila e ka marrë nipin e saj me dhunë nga nëna e tij.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Lipjan, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Rome, pasi që nga viktimën femër K-Rome  gruaja e djalit i kishte marr me dhunë fëmijën”, thekson raporti.

Ndërkaq pas intervistimit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

(Kosova Sot Online)