Zbardhet takimi mes ambasadorit gjerman dhe kryeprokurorit Çela

  • 11 dhjetor 2019 - 14:54
Zbardhet takimi mes ambasadorit gjerman dhe kryeprokurorit Çela

Drejtuesi i ri i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela është takuar këtë të mërkurë me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, zotin Peter Zingraf.

Ambasada vetë përmes një postimi në rrjetin social ka zbardhur detaje nga takimi.

“Ambasadori Gjerman Peter Zingraf takoi sot Prokurorin e ri të Përgjithshëm Olsian Çela dhe e përgëzoi atë për detyrën e re, që mori në datën 5 dhjetor.

Ambasadori u shpreh: “Gjermania, së bashku me Bashkimin Evropian, ka mbështetur gjithmonë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe do ta vijojë të bëjë këtë edhe në të ardhmen. Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes parlamentit pas verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. I uroj Prokurorit të ri të Përgjithshëm shumë forcë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme.”-shkruhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)