Fehmi Shaqiri dekorohet me çmimin “Mjeshtër i Merituar”

  • 12 December 2019 - 15:13
Fehmi Shaqiri dekorohet me çmimin “Mjeshtër i Merituar”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot i ka ndarë çmimin “Mjeshtër i Merituar” koreografit të njohur Fehmi Shaqiri.

Presidenti Thaçi ka thënë se Fehmi Shaqiri i ka dhënë shumë kulturës sonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare.

“Me çmimin “Mjeshtër i Merituar”, sot e dekorova Fehmi Shaqirin, i cili me dekada të tëra ka kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.


Ai i ka dhënë shumë kulturës sonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në diasporën shqiptare.

Familja Shaqiri në vazhdimësi ishte e angazhuar për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar”, ka shkruar presidenti Thaçi.

(Kosova Sot Online )