Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • 14 December 2019 - 08:11
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme në vendin tonë.

Mbahet gara “Tech Heroes” në fushën e teknologjisë informative. (Ora 10:30).

Aleanca Franceze e Prishtinës organizon punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (“Bear Sanctuary”, ora 10:30).

Me rastin e përvjetorit të rënies së Komandantit të Brigadës 113 Mujë Krasniqi dhe 41 dëshmorëve të kombit, bëhen homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë. (Ora 11:00).

Mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 11:00).

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) publikon edicionit vjetor “Barometri Kosovar i Sigurisë 2019”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00).

Hapet Panairi i prodhimeve vendore. (Sheshi i Dëshmorëve në Prizren, ora 12:00).

Mbahet akademi përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00).

(Kosova Sot Online)