Mbi 1 mijë e 400 persona janë arrestuar për narkotikë gjatë vitit 2019

  • 14 December 2019 - 20:48
Mbi 1 mijë e 400 persona janë arrestuar për narkotikë gjatë vitit 2019

Ndërsa Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se vetëm në 2019, janë arrestuar më shumë se 1400 persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve.

Nga ta, 993 janë përdorues të drogave.

E sa i përket konfiskimit të sasive narkotike, të njejtit kanë arritur të kapin më pak se vitin e kalur.

Policia e Kosovës sipas statistikave ka konfiskuar më pak sasi të narkotikëve se sa më 2018.

Përdorimi i substancave narkotike dhe shpërndarja e tyre mbetet në nivele të larta.

Kështu alarmojnë organizatat që merren me fushën e drogave.

Në Policinë e Kosovës thonë se përgjatë vitit 2019 ky institucion po bën përpjekje të vazhdueshme në luftën kundër trafikimit të drogave.

Sipas statistikave të Policisë, përgjatë 2019-tës janë arrestuar 1495 persona për trafikim të drogave. Kurse 993 janë përdorues të drogave.

Policia e Kosovës për pothuajse 12 muaj ka ngritur 1173 kallëzime penale për 1489 persona.

E sa i përket konfiskimit, janë 7 kg heroinë e konfiskuar, më pak se sa në 2018 kur ishin konfiskuar 119 kg herionë.

Më 2019 janë konfidkuar 820 kg marihuanë, 987 kg më 2018. Hashash më 2019 janë konfiskuar 25kg, e 11 kg më 2018.

Por organizatat jo qeveritare që kanë fushë të veprimit luftimin e përdorimit e trafikimit të narkotikëve thonë se sasia e qarkullimit të drogave në Kosovë është shumëfish më e madhe se sa ajo që është konfiskuar nga Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)