Samiti i OKB-së për klimën pranë dështimit, shtetet përçahen për masat

  • 15 dhjetor 2019 - 11:03
Samiti i OKB-së për klimën pranë dështimit, shtetet përçahen për masat

Një samit i Kombeve të Bashkuara për klimën është në rrezik që të dështojë pasi bisedimet që zgjatën tërë natën mes shteteve nuk sollën ndonjë rezultat. Mes vende ka shumë dallime për atë se si duhet të luftohet ngrohja globale.

Delegatët nga pjesë të ndryshme të botës janë duke qëndruar në Madrid të Spanjës për samitin “COP 25” qe gati dy javë në përpjekje për të arritur marrëveshje që vendet të japin zotime të reja për pakësimin e gazrave të karbonit deri në fund të vitit të ardhshëm.

Diplomatët nga vendet e pasura, përfaqësuesit e gjigantëve ekonomikë dhe diplomatët e vendeve të varfra, secili për arsyet e veta, e kundërshtuan një draft marrëveshje të dorëzuar nga Kili.

Ky samit fillimisht ishte planifikuar të mbahej në Kili, por presidenti miliarder i këtij vendi, Sebastian Pinera, e anuloi këtë organizim për shkak të protestave masive në shtetin e tij. 

Pavarësisht bisedimeve 12-ditorë, të cilat kanë zgjatur më shumë sesa ishte planifikuar, duket se qëllimi i liderëve për të arritur marrëveshje nuk do të plotësohet.

“Duket se jemi duke shkuar prapa sa i përket ambicieve në kohën kur do të duhej të bënim thirrje për një hap të madh përpara”, tha e dërguara për klimën e Ishujve Marshall në këtë samit, Tina Stege.

Vëzhguesit e këtyre bisedimeve gjithashtu u shprehën të zhgënjyer me rezultatin e negociatave. Një shkencëtar tha: “Kurrë nuk kam parë një shpërputhje të tillë mes asaj që thotë shkenca dhe asaj që po e ofrojnë liderët botërorë”, shkruan “Daily Mail”.

(Kosova Sot Online)