Arrihet marrëveshje e pjesshme ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës
Bisedimet e gjata ndërkombëtare, të zhvilluara në kuadër të një samiti të Kombeve të Bashkuara në Madrid, kanë përfunduar me një marrëveshje kompromisi. Sidoqoftë, disa pika problematike janë lënë jashtë akordit.
Delegatët e lodhur nga diskutimet e gjata arritën marrëveshje për disa çështje të rëndësishme rreth rritjes së masave globale për zvogëlimin e gazrave të karbonit.
Të gjitha shtetet do të jenë të detyruara të caktojnë zotime të reja klimatike në kohën kur të mbahet samite i radhës i kësaj natyre në Glasgow të Skocisë vitin e ardhshëm.
Pas dy ditëve shtesë të bisedimeve, të cilat u mbajtën ditën dhe natën, delegatët më në fund arritën marrëveshje për plane të reja dhe të përmirësuara për luftimin e gazrave të karbonit deri në vitin e ardhshëm.
E përkrahur nga Bashkimi Evropian dhe disa shtete të vogla ishullore, nisma për ambicie më të mëdha për zvogëlimin e gazrave të karbonit u kundërshtua nga disa fuqi të mëdha, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën, Indinë dhe Brazilin.
Sidoqoftë, kompromisi u arrit me kushtin që shtetet e pasura thjesht ta dëshmojnë mbajtjen e premtimeve për masat klimatike për vitet e kaluara.
Megjithatë, shumë pjesëmarrës në këtë samit nuk ishin të kënaqur me rezultatin e arritur gjatë bisedimeve, duke thënë se ai nuk i përgjigjet si duhet urgjencës së shpallur nga shkencëtarët, shkruan “BBC”.
(Kosova Sot Online)