Gjatë vitit 2019, në mbarë botën janë vrarë 49 gazetarë

  • 17 December 2019 - 10:48
Gjatë vitit 2019, në mbarë botën janë vrarë 49 gazetarë

Gjatë vitit në mbarë botën janë vrarë 49 gazetarë, kanë bërë të ditur “Reporterët pa kufij”, që sipas tyre është numri më i vogël krahasuar më 16 vitet e fundit.

Siç raportojnë zyrtarët e “Reporterëve pa kufij”, shumica e vrasjeve kanë ndodhur në zonat e luftës siç ishte Jemeni, Siria dhe Afganistani.

Ata gjithashtu kanë paralajmëruar se gazetaria vazhdon të mbetet një nga profesionet më të rrezikshme. Rreth 80 gazetarë brenda një vit kanë humbur jetën gjatë 20 viteve të fundit.

Christopher Deloire nga kjo organizatë ka paralajmëruar se numri i gazetarëve të vrarë në vendet ku sundon paqja, vazhdon të jetë alarmant.

“Amerika Latine është bërë vendi më vdekjeprurës për gazetarët, e aty menjëherë rendit edhe Lindja e Mesme”, ka shtuar Deloire.

(Kosova Sot Online)