Albin Kurti dhe Glauk Konjufca ftohen nga Prokuroria

  • 17 December 2019 - 11:37
Albin Kurti dhe Glauk Konjufca ftohen nga Prokuroria

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur trajtimin e kallëzimit penal që kreu i VV’së Albin Kurti dhe Glauk Konjufca kishin bërë kundrejt presidentin Hashim Thaci dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nisur për media nga VV’ja, ku thuhet se pas shtatë muajsh prokuroria ka nisur të trajtojë këtë rast.

“Me 25 prill të këtij viti Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes, dhe Glauk Konjufca, asokohe drejtues i Grupit Parlamentar, në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë bënë kallëzim penal kundër z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rremë (sipas kuptimit të Nenit 382, par. 1, 2 dhe 4), dhe deklaratë të rreme nën betim (sipas kuptimit të Nenit 383, par. 1 dhe 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) Nr. 06/L-074)”, bëhët e ditur. 

Nga VV’ja kanë thënë se për nesër janë ftuar në prokurori të japin dëshminë e tyre për këtë rast, Kurti dhe Konjufca, lidhur me kallëximin penal që kishin ngritur.

“Më në fund një lajm i mirë, pas shtatë muajsh prokuroria ka nisur ta trajtojë këtë rast, dhe kanë ardhur fletëthirrjet që përfaqësuesit e Lëvizjes, Albin Kurti e Glauk Konjufca të paraqiten në prokurori nesër e të japin dëshmitë e tyre lidhur me këtë rast dhe me kallëzimin penal që e kemi ngritur”, thuhet tutje.

(Kosova Sot Online)