Ish agjenti e zbulon emrin: Ky person e ka dhënë urdhrin për vrasjen e Haki Imerit

  • 18 December 2019 - 15:26
Ish agjenti e zbulon emrin: Ky person e ka dhënë urdhrin për vrasjen e Haki Imerit

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari, i cili ishte edhe agjent i SHIK-ut, është shprehur edhe njëherë për vrasjen e Haki Imerit, veprimtarit të LDK-së, i cili u kidnapua dhe vra menjëherë pasluftës në Kosovë.

Miftari përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, Hashim Thaçi e ka dhënë urdhrin për të ekzekutuar mësuesin e tij Haki Imerin.

“Hashim, Kadri, Xhavit, Adem... mulni se ka nis e po ju dalin zhelet në livadh... inicativen dhe urdhrin me ekzekutur mësusin e vet Haki Imerin e ka dhanë vet Hashim Thaçi ndërsa motivin arsyen ai duhet me tregu vet!”, shkruan Miftari në Facebook.

(Kosova Sot Online)