“Ky është skandal”, akuza të rënda ndaj Thaçit, Devollëve dhe Odës Ekonomike të Kosovës

  • 20 December 2019 - 07:46
“Ky është skandal”, akuza të rënda ndaj Thaçit, Devollëve dhe Odës Ekonomike të Kosovës

“Ky veprim skandaloz i Odës Ekonomike të Kosovës bëhet edhe më ofendues, kur kihet parasysh fakti se është pikërisht Devolli Corporation, apo kompania e mafio-oligarkëve DEVOLLI,ajo që deri me vënien e taksës 100% kundër mallrave të Serbisë, u shiste qytetarëve të Kosovës miell të prodhuar nga gruri i dedikuar për kafshë, i importuar nga deponitë e grurit me afat të skaduar të Serbisë,që është i dëmshëm edhe për shëndetin e njeriut”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Lajmi për ndarjen e çmimit “Tatim Paguesi i vitit për Devolli Corporation”, nuk e ka befasuar shumë, analistin politik, Gani Qarri.

Sipas Qarrit, Oda Ekonomike e Kosovës kaherë është dëshmuar se është një organizëm që funksionon keq, në shërbim të lidhjeve klienteliste të politikës më mafio-oligarkët, e në këtë rast çmimi është ndarë nën përkujdesjen e vetë Hashim Thaçit.

Prandaj Qarri ka një emërtim tjetër për Odën Ekonomike, që sipas tij është Oda e Turpit të Kosovës, dhe jo e ekonomisë.

Image
Gani Qarri

“Mënyra e turpshme se si Oda Ekonomike e Kosovës shpërbleu krye zhvatësin e dekadës, Devolli Corporation, pra Shkëlqim Devollin, me ç`rast Hashim Thaçi personalisht u përkujdes që partnerët e tij, vëllezërit DEVOLLI të marrin çmimin “Tatim paguesi i vitit 2019”, është diçka tepër e turpshme kur dihet se ky çmim ju dhe edhe pse që “Devolli Corporation” janë mafio-oligarkët që përmbi 10 vite po e zhvatin deri në palcë këtë popull, pasurinë e shtetit dhe buxhetin e Kosovës. Ky është një lajm I turpit që i habiti pothuajse të gjithë qytetarët e vendit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, është krim mbi krimin kur shpërblehet një biznes i lidhur me krimin dhe që me të gjitha veprimet në të kaluarën, është identifikuar si biznes që ka ndërmarr edhe veprime kundër popullit, deri në rrezikun për helmim masiv me prodhime të skaduara të importuara nga Serbia.

“Ky veprim skandaloz i Odës Ekonomike të Kosovës bëhet edhe më ofendues, kur kihet parasysh fakti se është pikërisht Devolli Corporation, apo kompania e mafio-oligarkëve DEVOLLI,ajo që deri me vënien e taksës 100% kundër mallrave të Serbisë, u shiste qytetarëve të Kosovës miell të prodhuar nga gruri i dedikuar për kafshë, i importuar nga deponitë e grurit me afat të skaduar të Serbisë,që është i dëmshëm edhe për shëndetin e njeriut, prezantohet se me kompanitë e saja ka të punësuar mbi 2,000 punëtorë dhe po ashtu mburren me faktin se ka mbi 15,000 bashkëpunëtorë, përmes kompanive të të cilëve pastron paratë e krimit te organizuar, tenderëve dhe zhvatjes qe i behet këtij populli”, shtoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Për fund, Qarri shprehet se krejt ky veprim kriminal po zhvillohet para syve të Prokurorisë së Shtetit, që është e kapur nga mafia politike dhe ekonomike.

“Për aq më keq, prokuroria e kapur e shtetit, përkundër të gjithave sa ndodhin mbyll sytë edhe para këtij akti, siç ka heshtur para vjedhjes dhe krimit te organizuar, përmes të cilit vëllezërit Devolli i kane paluar qindra miliona euro ne Kosove dhe ne parajsa fiskale, duke qene partner pikërisht me pushtetarë si tipi i Hashim Thaçit me shokë, i cili edhe ua dhuroi jo vetëm qindra miliona euro si partner i tyre, por ndau edhe shpërblimin Tatimpaguesi i vitit, çmimi ky që më tepër ngjason në turpin e radhës të ODES EKONOMIKE, e cila realisht është kthyer në Ode të mafies dhe Hashim Thaçit”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)