Profesori i njohur me akuza të rënda për Devollët dhe Thaçin: Ja lidhja e tyre me krimin...

  • 21 December 2019 - 07:38
Profesori i njohur me akuza të rënda për Devollët dhe Thaçin: Ja lidhja e tyre me krimin...

“Për këtë Compani punon z. Thaçi, Qeveria, Kuvendi dhe çdo ministri e shtetit tonë. Vetëm në fushën e telefonisë tash më ka bllokim total të vendit tonë nga kjo veprimtari kriminale. Kapja e shtetit nga PRONTO dihet. Të gjithë e kanë dëgjuar udhëheqësin e kësaj organizate kriminale se si i kërkon mjetet. Po homologimi i vetëm në Kosovë a nuk është krim i organizuar”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online” .

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi e ka vlerësuar skandal të vitit lajmin e kësaj jave, sipas të cilit Oda Ekonomike e Kosovës e ka shpërblyer krye zhvatësin e dekadës, “Devolli Corporation”, pra Shkëlqim Devollin, me çmimin “Tatim Paguesi i vitit 2019”, ku ishte Hashim Thaçi personalisht, ai i cili u përkujdes që partnerët e tij, vëllezërit DEVOLLI të shpërblehen me këtë çmim.

Profesor Kelmendi duke analizuar rolin e Hashim Thaçit në ndarjen e këtij çmimi, ka hedhur edhe dyshimin e tij, se mbase jo vetëm Hashim Thaçi, por e gjithë Qeveria e Kosovës janë vendosur në dispozicion të Devollëve, dhe krijimit të hapësirës vepruese monopolistike e kriminale të kësaj korporate, prandaj edhe ka ardhur deri te ky shpërblim.

Image
Muhamet Kelmendi

“Në kuadër të gjendjes së krijuar në Kosovë, sidomos në fushën ekonomike, nuk ka dilemë se tërë vendi udhëhiqet nga një grup tejet i rrezikshëm, i cili si ekonominë publike, ashtu edhe atë private e ka kapur tërësisht. Në këtë kuadër është DEVOLLI CORPORATION që tash pothuajse tërësisht sundon në tregun financiar dhe në atë ekonomik të vendit. Për këtë Compani punon z. Thaçi, Qeveria, Kuvendi dhe çdo ministri e shtetit tonë. Vetëm në fushën e telefonisë tash më ka bllokim total të vendit tonë nga kjo veprimtari kriminale”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Madje ai ka rikujtuar edhe faktin tjetër se sa i thellë është bashkëpunimi i këtij grupi oligarkësh me klanin PRONTO, që kontrollohet prej tij dhe e ushqen atë, pasi së bashku e kanë kapur shtetin.

“Kapja e shtetit nga PRONTO dihet. Të gjithë e kanë dëgjuar udhëheqësin e kësaj organizate kriminale se si i kërkon mjetet. Po homologimi i vetëm në Kosovë a nuk është krim i organizuar. Mirëpo, si mundet z Thaçi! A nuk e ka ditur se çfarë kontrate po nënshkruante me Z-Mobile Telekomi i Kosovës? Natyrisht se këtë mirë e dinë qeveritarët në Kosovë. E dinë se nuk është zhvillim ekonomik dhe as punësim firma e Devollit me vjedhjet që bënë dhe po bëhen në Kosovë. I ka të punësuar 2000 veta, por harrohet nga matrapazët se ata po punojnë me qindra e mijëra të tjerë për këtë organizatë kriminale. Kjo tash po dihet. Si dhe pse homologimi! A nuk është plaçkitje e masave me atë mënyrë që e kanë lejuar të gjitha qeveritë. Po me Telekomi? Po me ndërtesat e dhëna gjëja në qira Doganës së Kosovës. Po me shumë e shumë tenderë etj. Vallë a nuk shihet ky krim. Natyrisht se shihet. Por, matrapazët politik ushqehen nga Devolli Corporation me para të majme dhe prandaj është kjo gjendje”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, ata që mendojnë pozitivisht për këtë kompani, atyre duhet të themi se zhvillimi ekonomik dhe punësimi me format e tilla kriminale kurrë nuk do të bëhet për të mirën e interesit të qytetarëve.

“Këto forma kanë qenë edhe në Itali, edhe në Turqi dhe në shumë vende të BE-së por i kanë shkatërruar, sepse janë kriminale. Dhe, vetëm pasi që arritën atë shkatërrim të tyre, filloj dhe u bë një zhvillim normal i vendit. Duhet të shpresojmë se më në fund do të këputet edhe kjo lidhje e kriminelëve në fushën e tillë, se do të ju dilet një ditë përpara edhe këtyre dhe vendi fillon të eci si duhet, por për këtë shthurje të këtij rrjeti kriminal kërkohen masa juridike penale sepse vetëm kështu ecet në rrugën e zhvillimit”, përfundoi Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)