Nuk i bindet urdhrit për ndalim e largohet me shpejtësi, policia i vihet pas. I riu braktis mjetin, çfarë ndodhi më pas

  • 21 December 2019 - 10:24
Nuk i bindet urdhrit për ndalim e largohet me shpejtësi, policia i vihet pas. I riu braktis mjetin, çfarë ndodhi më pas

Nuk i bindet urdhrit të Policisë për të ndalur dhe tenton të largohet, por arrestohet në flagrancë një 21 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur ne Durres e sipas policise ne pranga eshte vene S.K.,21 vjeç banues në Durrës.

“Shërbimet e Policisë gjatë patrullimit kanë konstatuar një automjet i cili bënte parakalime të gabuara dhe i kanë dhënë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi”- njofton policia.

Pas kesaj, menjëherë shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje, ku drejtuesi i mjeti braktisi mjetit dhe tentoi të largohej me vrap por s’ka mundur dot pasi është vënë në pranga nga Policia.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël të dyshuar lëndë narkotike kokainë”- ben me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” “Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë”.

(Kosova Sot Online)