Arrestohet i mituri në Pejë, vodhi 2500 franga dhe 500 euro nga çanta e një gruaje

  • 22 December 2019 - 14:45
Arrestohet i mituri në Pejë, vodhi 2500 franga dhe 500 euro nga çanta e një gruaje

Policia e Kosovës në Pejë ka arritur të arrestojë një të dyshuar për vjedhje. I dyshuari i mitur me datë 21.12.2019 pas mesnatës kishte vjedhur nga makina çantën e një gruaje nga Shqipëria.

Ajo në çantë kishte 2 mijë e 500 franga dhe 500 euro, dokumentet e identifikimit, patentë shoferin, dhe pasaportën e Republikës së Shqipërisë. 

” Njësiti i hetimeve, stacioni policor Pejë, menjëherë ka vazhduar intenzivisht me veprimet hetimore, me ç‘rast sot me datë 22.12.2019 rreth orës 04:00 në një lokal është arritur të identifikohet, arrestohet i dyshuari i rastit të iniciuar të veprës së vjedhjes, shtetasi shqiptar kosovar ( i mitur ), së bashku me dy persona tjerë, të cilët gjithashtu janë të dyshuar lidhur me rastin për ‘Dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale “- njofton Policia e Kosovës në Pejë.

I dyshuari me aktvendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë . Rasti me kallëzim penal dërgohet ne Prokurorinë Themelore Pejë.

(Kosova Sot Online)