Kërkesa për Kosovën: Edi Rama të shpallet person non grata, ja arsyet e forta!

  • 23 December 2019 - 07:34
Kërkesa për Kosovën: Edi Rama të shpallet person non grata, ja arsyet e forta!

Ky është turpi i kombit. Me këtë angazhim të tij dhe me këto provokime anti kosovare, ai nuk mundë të jetë i mirëseardhur as si politikan shtetëror, as si qytetar i thjeshtë në Kosovë. Duhet të Shpallet person non grata dhe ke të shkon tek Vuqiqi në Beograd. Ne duhet ti themi Edi Ramës se ai është vetëm një sllav dashur për Vuçiqin”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk po ndalet, ai akoma po vazhdon t’i injoron dhe përqesh të gjithë politikanët e Kosovës, duke i quajtur të pa ditur e të pa zot, madje edhe duke ju veshur epitete nga më të ndryshmet fyese.

Rama tash s’i ndalë sulmet e ulëta edhe ndaj kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, duke thënë se ai, Haradinaj, donte ta bllokonte globin me taksë dhe këndonte si gjel maje plehu në Prishtinë.

Të gjitha këto sulme kreu i qeverisë shqiptare, i bëri në kohën kur në Tiranë u ri mblodhën liderët e Ballkanit perëndimor për ta diskutuar përsëri projektin e Mini Shengenit Ballkanit, ide kjo sipas analaistëve, e shpikur nga Aleksandër Vuqiqi, pas dështimit të projektit të dizajnuar me Hashim Thaçin për shkëmbimin dhe korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

E lidhur me këtë, analisti politik, Ragip Guraziu tha për “Kosova Sot Online” se është pikërisht mos pranimi i projektit të Mini Shengenit nga pala kosovare, ajo po e bënë Edi Ramën të “çmendet” dhe të mos kursejë asgjë, për të shfryrë mllefin kundër liderëve politikë dhe institucional të Kosovës, kurse pozitën e vetë po e rreshton në interesin e Serbisë.

Image
Ragip Guraziu

“Projekti i Mini Shengenit Ballkanik do ti dështoj Edi Ramës, dhe “Ramosave” të tjerë, si dështoi edhe projekti ide e shpikur nga Aleksandër Vuçiqi për korrigjimin e kufijve, ndarjen ,pas dështimit të projektit të dizajnuar me Hashim Thaçin për shkëmbimin e territoreve. Thaçi tani vonë e kuptoi se kishte dështuar, si herëve tjera në të gjitha projektet, por bëri mirë që nuk morri pjesë në Tiranë, por gabimet e tija po na kushtojnë shumë në këtë kohë, derisa faktet po na flasin vet që tani edhe 3 muaj na ndajnë për festimin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kurse në kuluaret e ndryshme flitet për opsionin e ndarjes”, tha Guraziu.

Më tej, Guraziu konsideron se duke parë rrezikun e dështimit të projektit për ndarje, që ishte projekt i Vuqiqit, Ramës e Thaçit, tani është gjetur alternativa tjetër për ta okupuar Kosovën nga Serbia, në stilin modern, duke u futur të një bashkësi shtetërore të kontrolluar nga Serbia, prandaj është shpikur projekti i Mini Shengenit Ballkanik.

“Prandaj po vazhdon tani kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ti injoron dhe përqesh të gjithë politikanët e Kosovës, duke i quajtur të pa ditur e të pa zot, madje edhe duke ju veshur epitete nga më të ndryshmet fyese. Të gjitha këto sulme kreu I qeverisë shqiptare po i bënë në kohën kur në Tiranë u ri mblodhën liderët e Ballkanit perëndimor për ta diskutuar përsëri projektin e Mini Shengenit Ballkanit, ide e shpikur nga Aleksandër Vuqiqi, pas dështimit të projektit të dizajnuar me Hashim Thaçin për shkëmbimin, korrigjimin e territoreve. Kjo mënyrë e sjelljes është e turpshme për Edi Ramën sepse kthimi i Kosovës nën Serbi, dukë ja bashkuar edhe Shqipërinë, kalon në tradhti kombëtare. E Edi Rama,duhet ta lexoj mire e mire librin ''Masakra e Tivarit'', dhe vetëm atëherë do e kuptojë mirë se pse Haradinaj e ka gjunjëzuar Serbin, dhe pse dhe qeveria e re në krye me Albin Kurtin e ka marrë mesazhin edhe nga Haradinaj, se Kurti jo se nuk e heq taksen po do të planifikon të vendosë reciprocitet në të gjitha fushatë, derisa nuk e njeh shtetin e Kosovës”, shtoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, është koha që Edi Rama të shpallet person i pa dëshirueshëm në Kosovë dhe të izolohet tërësisht nga politika Kosovare.

“Ky është turpi i kombit. Me këtë angazhim të tij dhe me këto provokime anti kosovare, ai nuk mundë të jetë i mirëseardhur as si politikan shtetëror, as si qytetar i thjeshtë në Kosovë. Duhet të Shpallet person non grata dhe ke të shkon tek Vuqiqi në Beograd. Ne duhet ti themi Edi Ramës se ai është vetëm një sllav dashur për Vuçiqin”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)