“Prapaskena”, paralajmërimi i rëndë për Kosovën: Vuçiq-Rama-Thaçi, të ndihmuar nga Baton Haxhiu...

  • 23 December 2019 - 07:37
“Prapaskena”, paralajmërimi i rëndë për Kosovën: Vuçiq-Rama-Thaçi, të ndihmuar nga Baton Haxhiu...

“Pasuesi i Federica Mogherinit në postin e shefit të diplomacisë së BE’së, Josep Borell po e vazhdon aty ku e la Mogherini, ai po kërkon që Kosova të krijojë një qeveri të re sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të rinisë dialogu Prishtinë-Beograd, i cili ka më shumë se një vit që është bllokuar shkaku i "Taksës". Por sa u përket vijave të kuqe në dialog, Borell thotë se është në dorën e Prishtinës dhe Beogradit të caktojnë çfarë diskutojnë e çfarë jo, dhe gjithashtu ritmin e përmbajtjen, duke e lënë derën hapur për të gjitha temat, përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve në mes dy vendeve”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Pasuesi i Federica Mogherinit në postin e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borell ka kërkuar që Kosova të krijojë një qeveri të re sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të rinisë dialogu Prishtinë-Beograd, i cili ka më shumë se një vit që është bllokuar.

Por sa u përket vijave të kuqe në dialog, Borell thotë se është në dorën e Prishtinës dhe Beogradit të caktojnë çfarë diskutojnë e çfarë jo.

“Përfaqësuesi i Lartë i BE-së dhe zëvendëspresidenti lehtëson dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, proces që është rregulluar nga Asambleja Gjenerale e Kombeve të Bashkuara dhe mbështetur nga shtetet anëtare të BE-së. U takon dy palëve, që të definojnë agjendën e dialogut dhe gjithashtu ritmin e përmbajtjen”, kanë thënë nga Zyra e Borell.

E analistët politikë këtë lloj deklarimi asnjanës nga zyra e Borrelit, e shohin si një alarm të ri për Kosovën, se rreziku i ndarjes së saj do të vazhdoje edhe më tej të jetë në tavolinën e bisedimeve, ani pse tashmë Mogherini nuk është më në rolin e ndërmjetësuesit.

Lidhur me këtë, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik dhe njohësi i zhvillimeve politike, Florim Zeqa, sipas të cilit, ky lloj qëndrimi është një dëshmi, se Thaçi në prapaskenë është duke punuar që ta realizojë planin e tij, i ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorët e tij.

Image
Florim Zeqa

“Rreziku i ndarjes së Kosovës do të vazhdojë edhe me tej, ani pse tashmë Federica Mogherini nuk është më. Është një meritë që duhet vlerësuar ish kryeministrin Haradinaj që e la pa e marrë çmimin "NOBEL" Federica Mogherinin, pasi që fillimisht vendosi taksën dhe më pastaj dha edhe dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe ranë institucionet e Kosovës, u ndërpre edhe dialogu, por jo edhe plani ndarës për Kosovën. Pasuesi i Federica Mogherinit në postin e shefit të diplomacisë së BE’së, Josep Borell po e vazhdon aty ku e la Mogherini, ai po kërkon që Kosova të krijojë një qeveri të re sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të rinisë dialogu Prishtinë-Beograd, i cili ka më shumë se një vit që është bllokuar shkaku i "Taksës". Por sa u përket vijave të kuqe në dialog, Borell thotë se është në dorën e Prishtinës dhe Beogradit të caktojnë çfarë diskutojnë e çfarë jo, dhe gjithashtu ritmin e përmbajtjen, duke e lënë derën hapur për të gjitha temat, përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve në mes dy vendeve”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe, sipas Zeqës këtë deklaratë të Borellit, duhet kuptuar si një paralajmvrim ogurzi për Kosovën.

“Kur kësaj i shtohet formati aktual i bisedimeve dhe avancimi i planit ndarës nga treshja Vuçiq-Rama-Thaçi, të ndihmuar nga Baton Haxhiu e bashkëpunëtorët e tjerë besnik, atëherë rritet akoma më tepër rreziku i ndarjes së Kosovës. Ky është edhe një tregues sesa keq e ka degraduar pozitën e Prishtinës zyrtare në Bruksel kjo klasë politike tërësisht e inkriminuar, sa që Brukseli jo vetëm që nuk na trajton si palë e barabartë në bisedime, na bën hesap si për të retarduar mentalë. Për këtë situatë diskriminuese të Kosovës, përgjegjësinë nuk mund t'ua lëmë vetëm zyrtarëve të BE-së, për shkak se politikanët e inkriminuar deri më tani e kanë pranuar një situatë të tillë poshtëruese dhe nënçmuese të Kosovës në takimet ndërkombëtare, prandaj së pari llogari duhet të kërkojmë nga të zgjedhurit tanë që u tallën dhe mashtruan popullin kinse për pozitën e avancuar të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, në rrethanat e krijuara, Kosova nuk duhet të lëshoj pe për asnjë milimetër, deri në njohjen si shtet i pavarur nga Serbia, por duhet qitur akoma kushte të reja.

“Edhe përkundër presionit të madh ndërkombëtar, jo vetëm që nuk duhet lejuar që të hiqet taksa 100% pa e njohur Serbia Kosovën, duhet vendosur reciprocitet edhe masa tjera shtesë, siç janë zbardhja e fatit të të pagjeturve, pagimi i dëmeve të luftës, kthimi i pasurive të grabitura, kthimi i artefakteve dhe librave kadastralë, kthimi i pensioneve dhe shumëçka tjetër derisa Serbia ta pranojë në tërësi realitetin e krijuar”, përfundoi analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)