Mësohet emri i personit që u gjet i vdekur në Pejë, është vëllai i avokatit nga Kosova

  • 23 December 2019 - 11:36
Mësohet emri i personit që u gjet i vdekur në Pejë, është vëllai i avokatit nga Kosova

Mbrëmë rreth orës 20:26, një ankues ka kërkuar ndihmën e Policisë në Pejë pasi që në shtëpinë e tij ishin ndalur dritat dhe mbyllur dera, ndërsa i vëllai nuk i paraqitej me telefon.

Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur një person pa shenja jete.

Media mëson se viktima është Lulzim Rama, i lindur në vitin 1978.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion me vendim të prokurorit.

Lulzim Rama ishte vëlla i avokatit nga Kosova, Ilir Rama.

(Kosova Sot Online)