Paralajmërohet rreziku i ri: Fati i Kosovës në duart e SHBA-ve

  • 23 December 2019 - 12:59
Paralajmërohet rreziku i ri: Fati i Kosovës në duart e SHBA-ve

“Duke u bazuar në dy dekada dështim që po mbeten mbrapa, kam përshtypjen, se shpresa e vetme e qytetarëve kosovar, është që 2020-ta, të filloi të jetë vit i llogaridhënies dhe meritokracisë, vetëm në qoftë se, këto ndryshme, bëhen nën kontrollin e rreptë të SHBA-ve. Po e them këtë sepse gjithmonë kur kemi pasur angazhim serioz nga përfaqësuesit e SHBA-ve në Kosovë, për shtyrjen e ndonjë procesi përpara, sado që ka pasur rezistencë, gjërat kanë lëvizur përpara me sukses. Një angazhim serioz në funksion të mbështetjes për instalimin e plotë të shtetit të së drejtës na nevojitet edhe tani”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë konsiderojnë se për këto 20 vite të kaluara në liri, institucionet e Kosovës në të gjitha mandatet kanë dështuar në instalimin e plotë të shtetit të së drejtës, ta barazisë qytetarë para ligjit dhe llogaridhënie institucionale të bazuar në ligje dhe Kushtetutë.

Ky dështim sa vjen e “trashet” sidomos në këtë periudhën 12 vjeçare pas shpalljes së pavarësisë, kur të gjitha përgjegjësitë në shtetndërtim, nga ndërkombëtarët janë transferuar tek zyrtarët politikë të shtetit të Kosovës.

Image
Bislim Aliu

Analisti politik dhe njohësi i së drejtës, Bislim Aliu konsideron se testi i radhës e më serioz për të instaluar një sistem funksional të llogaridhënies para ligjit në Kosovë, mbetet të shpresohet në vitin 2020, vit në të cilin mbase do të ketë një angazhim më serioz ta faktorit ndërkombëtar për pastrimin e politikës, dhe të institucioneve të së drejtës, me rolin prijës të SHBA-ve që do ta imponojnë miratimin e ligjit Vetting, dhe njëkohësisht do të jenë bashkëpjesëmarrës me ekipet e veta të ekspertëve në zbatimin e këtij ligji. 

“Duke u bazuar në dy dekada dështim që po mbeten mbrapa, kam përshtypjen, se shpresa e vetme e qytetarëve kosovar, është që 2020-ta, të filloi të jetë vit i llogaridhënies dhe meritokracisë, vetëm në qoftë se, këto ndryshme, bëhen nën kontrollin e rreptë të SHBA-ve. Po e them këtë sepse gjithmonë kur kemi pasur angazhim serioz nga përfaqësuesit e SHBA-ve në Kosovë, për shtyrjen e ndonjë procesi përpara, sado që ka pasur rezistencë, gjërat kanë lëvizur përpara me sukses. Një angazhim serioz në funksion të mbështetjes për instalimin e plotë të shtetit të së drejtës na nevojitet edhe tani”, tha Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, të gjitha përpjekjet nga institucionet e shtetit të Kosovës, në këto 12 vjet të pavarësisë, sa i takon instalimit të llogaridhënies dhe drejtësisë së barabartë, luftës kundër krimit e korrupsionit, sidomos në sistemin e drejtësisë.

“Andaj, pa SHBA-të, si mbikëqyrës i rreptë të hartimit dhe zbatimit të ligjit Veting për pastrimin e drejtësisë, Kosova do të mbetet edhe më tej shtet i krimit të organizuar, dhe m e pushtetarët e inkriminuar, por edhe e sunduar nga nëntoka kriminale, që do të mbetën përherë mbi ligjin”, deklaroi analisti politik, Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)