Moti deri të premten

  • 24 December 2019 - 08:03
Moti deri të premten

Prishtina Weather ka treguar se parashikimi i motit për ditën e sotme do të jetë me vranësira dhe erë.

Në mëngjes dita do të karakterizohet me mjegull në vise të ulëta, kurse gjatë ditës mot i butë kryesisht e vranësira dhe erë e kohë pas kohe edhe intervale me diell, ndërsa në mbrëmje priten kthjellime.

Temperatura minimale pritet të jetë 3 gradë Celcius, ndërsa ajo maksimalja 7 gradë Celcius.

Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale 1010mb, e deri në fillim të javës së ardhshme do të mbesë nën këto vlera.

(Kosova Sot Online)