Sulmohet mjeku në vendin e punës

  • 24 dhjetor 2019 - 10:55
Sulmohet mjeku në vendin e punës

Policia e Mitrovicës raporton se mbrëmë rreth orës 22 e 40 nga emergjenca që gjendet në rrugën ‘’Dëshmorët e kombit’’, në Vushtrri është raportuar një rast kanosje- sulm.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe dy të dyshuarit M.G., 60 vjeçar, P.G., 29 vjeçar i kanë shoqëruar në stacionin policor, ku si provë materiale është konfiskuar një armë e ftoftë (thikë) e cila dyshohet që është përdorur për kanosje ndaj viktimës-mjekut kujdestar.

Të dyshuarit kanë shprehur pakënaqësi ndaj tretmanit që i është bërë njërit nga ta.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rasteve, të dyshuarit M.G., 60 vjeçar, P.G., 29 vjeçar janë liruar për procedurë të rregullt, dhe ndaj tyre janë iniciuar rastet ,,Kanosje dhe Sulm’’.

(Kosova Sot Online)