Erërat e forta e sakatojnë Istogun
Erërat e forta që kanë kapluar Istogun kanë shkaktuar dëme materiale në rajonin e këtij qyteti. Përveç dëmeve materiale, Istogu po përballet edhe me mungesë të energjisë elektrike.
Përgjatë dy ditëve të fundit, si pasojë e erërave të forta në Istog janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Po ashtu, banorët e Komunës së Istogut po përballen me mungesë të energjisë elektrike, si pasojë e erërave.
Fotografi nga Istogu:
(Kosova Sot Online)