Durrës, momenti kur pema e palmës këputet dhe bie mbi kalimtarët

  • 24 December 2019 - 15:07
Durrës, momenti kur pema e palmës këputet dhe bie mbi kalimtarët

Një pemë palme është këputur këtë të martë në qytetin e Durrësit dhe ka lënduar dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin pranë sheshit ‘Azem Hajdari’ në qytet, ku për shkaqe ende të paqarta pema është këputur duke rënë mbi kalimtarët.

Neës24 ka publikuar videon që tregon momentin kur bie palma. Sipas gazetares së televizionit, rënia e pemës është e çuditshme pasi këtë të martë në Durrës nuk ka patur erë të fortë.

(Kosova Sot Online)