Reshje shiu dhe borë ky do të jetë moti sot

  • 25 December 2019 - 07:56
Reshje shiu dhe borë ky do të jetë moti sot

Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset malore parashihet të bie shi me borë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

(Kosova Sot Online)