“New Born” shumë shpejt me pamje të re, mbi 22 mijë euro jepen për tender

  • 25 December 2019 - 08:09
“New Born” shumë shpejt me pamje të re, mbi 22 mijë euro jepen për tender

Obelisku “New Born”, shumë shpejt do të ketë një pamje të re.

Lidhur me këtë, komuna e Prishtinës ka finalizuar një kontratë të re ditë më parë.

Për ndërtimin e bazës së monumentit “New Born”, fillimisht janë ndarë 23.532,74 euro.

Në njoftimin e prokurimit bëhet e ditur se tenderi në fjalë komunës së Prishtinës i ka kushtuar hiç më pak se 22.245,36 euro.

Vlen të kujtojmë faktin se tashmë është bërë zakon që thuajse për çdo përvjetor të pavarësisë, “New Born”, të merr pamje tjetër.

(Kosova Sot Online)