Ministri Lukac e goditi me shpullë, Milorad Dodik i shau nënën pastaj deputetit dhe...

  • 25 December 2019 - 11:02
Ministri Lukac e goditi me shpullë, Milorad Dodik i shau nënën pastaj deputetit dhe...

Deputeti i Partisë së Progresit Demokratik (Partija e Demokrastkog Progresa), Drasko Stanivukovic, publikoi xhirimin të një zënke verbale me anëtarin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik i cili nuk i kurseu të sharat.

Stanivukovic së pari u sulmua nga ministri i punëve të brendshme të Republikës Serbe, Dragan Lukac, ku u ndërpre seanca pas këtij incidenti.

Deri te incidenti tjetër ndodhi jo në seancë por në restorantin e kuvendit të serbëve të Bosnjës ku shkëmbyen disa fjalë të ashpra, e u dëgjuan edhe të shara, me ç ‘rast Stanivukovic u largua nga tavolina e Dodik.

Seanca e kuvendit të Republikës Serbe kaloi me zhurmë të madhe kur ndodhi edhe incidenti kur ministri i punëve të brendshme të Republikës Serbe, Dragan Lukac e sulmoi fizikisht Stanivukovic.

(Kosova Sot Online)