Dëgjimi i gjuhës së huaj gjatë kohës kur flini ju ndihmon ta mësoni më shpejt

  • 25 December 2019 - 14:41
Dëgjimi i gjuhës së huaj gjatë kohës kur flini ju ndihmon ta mësoni më shpejt

A jeni duke pasur vështirësi për ta mësuar një gjuhë të re? Epo, nuk jeni të vetmit sepse çdo njeri që përpiqet ta mësojë një gjuhë të dytë ballafaqohet me këto probleme.

Por, siç duket, ndonëse ne nuk mund të gjejmë kohë çdo ditë për ta praktikuar një kohë të re, të paktën mund ta bëjmë këtë gjatë kohës kur flejmë.

Hulumtimet e shkencëtarëve zviceranë tregojnë se dëgjimi i fjalëve të reja të një gjuhe të huaj gjatë kohës kur fleni ju ndihmon t’i mësoni ato.

Por, theksojnë shkencëtarët, vetëm kjo nuk ju ndihmon ta mësoni një gjuhë sepse duhet t’i lexoni paraprakisht ato fjalë dhe ta praktikoni gjuhën aq më shumë që mundeni.

(Kosova Sot Online)