Kurti: Votimi i Glaukut s’ishte befasi, do të takohemi me Mustafën

  • 26 December 2019 - 18:12
Kurti: Votimi i Glaukut s’ishte befasi, do të takohemi me Mustafën

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Siç ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kanë vepruar ndryshe nga herat e kaluara dhe nuk e kanë zvarritur procesin e konstituimit të Kuvendit.

Kreu i VV’së ka thënë se me siguri që do të takohet me Isa Mustafën duke potencuar se janë në kontakt të rregullt. 

“Do ti kalojmë pengesat dhe do të kemi qeveri të re ashtu qysh patëm Kuvend të ri. Jemi në kontakt të rregullt. Sigurisht që do të kemi takime, bashkëpunim e takime”, është shprehur kreu i VV’së.

Ndërkohë për propozimin dhe zgjedhjen e Glauk Konjufcës në postin e kryetari të Kuvendit, Kurti ka thënë se një gjë e tillë s’ka qenë befasi.

“Po shikoni unë nuk e di kush sa ka qenë në dijeni. Por nuk besoj se ka qenë befasi”, është shprehur ndër të tjera Kurti.

(Kosova Sot Online)