Kush është policja që shfrytëzohej për prostitucion nga “Zogu i Tiranës”

  • 27 December 2019 - 17:27
Kush është policja që shfrytëzohej për prostitucion nga “Zogu i Tiranës”

Mes vajzave që u gjente klientë “Zogu i Tiranës” është dhe një edhe një efektive policie.

Lajmi konfirmohet nga dosja e prokurorisë përmes dëshmisë së njërës prej vajzave.Mes shumë provave kundër Nikajt, prokuroria ka siguruar edhe dëshminë e vajzës që shfrytëzonte Hermes Nikaj, e cila është jetime, me babain në burg pasi i ka vrarë nënën

Hermes Nikaj do qëndrojë në burg gjatë netëve të ndërrimit të viteve dhe ë vazhdim.

Në rrjetën e Hermes Nikaj dhe një efektive policie

D.N ka pohuar se para një muaji ka qenë në datëlindjen e një vajze, që Hermesi e ka shoqe i ka treguar se u gjente klientë edhe disa vajzave të tjera, të cilat ishin në datëlindje, mes të cilave një e mitur, dhe një vajzë tjetër e cila punonte në polici, me inicialet e parë të emrit D. Vajza e shfrytëzuar për prostitucion, ka thënë në dëshminë e saj se, Hermesi i ka treguar se këtyre vajzave u gjente klientë për prostitucion.

(Kosova Sot Online)