Zeka: Kurti patjetër duhet të shkojë te Thaçi, kjo është arsyeja!

  • 27 December 2019 - 21:38
Zeka: Kurti patjetër duhet të shkojë te Thaçi, kjo është arsyeja!

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka me patjetër të shkojë tek presidenti.

Zeka tha se të gjitha urat të cilat i ka ndërtuar me LDK’në, Kurti i ka prishur.

Ish-deputeti thas se Kurti nuk e do presidentin Thaçi, megjithatë duhet takuar patjetër.

“Albini hiq nuk e don Presidentin Thaçi. Presidenti edhe ma hiq Albinin. Ama pa u taku nuk kane qare. Jo me qu dashni, po mi kry obligimet ndaje shtetit”, ka shkruar Zeka.

Tutje, Zeka tha se LDK’ja është poshtëruar dhe vështirë se do ta kapërdijë poshtërimin e djeshëm.

(Kosova Sot Online)