Profesori amerikan mesazh për Kurtin: Ja pse duhet ta takojë Thaçin

  • 29 December 2019 - 08:32
Profesori amerikan mesazh për Kurtin: Ja pse duhet ta takojë Thaçin

Dy herë u ftua nga presidenti Thaçi për t’u mandatuar për krijimin e Qeverisë, por lideri i VV-së i refuzoi të dy ftesat.

Në të dy herat Kurti përdori arsyetime të ndryshme, njëherë duke thënë se është jashtë Prishtinës, e më pas se ndodhet jashtë shtetit.

Mirëpo gjatë ditës së djeshme kur edhe u ftua nga Thaçi, Kurti ishte në Prishtinë, e madje mbajti një koktej të fundvitit me gazetarët.

E sipas profesorit amerikan, Alon Ben Meir, Kurti duhet t’i shkojë në takim Thaçit.

Sipas tij, Kurti duhet ta kuptojë që ka fituar zgjedhjet, dhe se nuk duhet të vazhdojë të sillet si opozitë.

Ai ka bërë thirrje Kurtit që të procedojë sa më shpejtë që të jetë e mundur me formimin e institucioneve.

“Kurti duhet ta takojë presidentin Thaçi, dhe të vazhdojë me procedurat për formimin e Qeverisë. Njerëzit votuan për të që të bëj ndryshim, dhe jo që të sillet si të jetë në opozitë”, ka shkruajtur në Tëitter, Alon Ben Meir.

(Kosova Sot Online)