Deputeti i LDK’së kërkon që arrestohen edhe kryerësit e vrasjeve politike në Kosovë

  • 29 dhjetor 2019 - 14:17
Deputeti i LDK’së kërkon që arrestohen edhe kryerësit e vrasjeve politike në Kosovë

Zëdhënësi i lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar pas kërcënimit që kandidati i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, ia bëri dje kreut të LVV’së, Albin Kurtit përmes rrjetit social Facebook.

Mustafa ka dekalruar se është e tmerrshme që 20 vjet pas luftës ende të kërcënohen publikisht me vrasje politikanë, gazetarë e figura publike për bindjet e tyre.

“E tmerrshme që kanë guximin të tentojnë të vijnë në pushtet përmes thirrjeve publike për vrasjen e kundërshtarëve politik. E tmerrshme që të tillë përfshihen në lista garuese për deputet dhe u promovohen qytetarëve kosovar që t’i votojnë për të i përfaqësuar ata. Kosovarët kanë parë shumë vrasje e vrastarë në jetët e tyre dhe nuk pranojnë që të tillë të i përfaqësojnë”, ka thënë Mustafa. 

Ai e ka lavdëruar punën e policisë së Kosovës për arrestimin e Hotit. Por ka kërkuar që edhe për vrasjet politike të pas luftës shteti të veprojë.

“Punë e shkëlqyeshme sot e Policisë së Kosovës arrestimi i “tij”. Koha është të arrestohen edhe vrasësit dhe urdhëruesit e vrasjeve dhe tentim vrasjeve politike pas luftës. Koha është kosovarët të ç’kapen nga krimi dhe kriminelët”, ka thënë Mustafa.

(Kosova Sot Online)