Paralajmërimi: Ja çfarë do të ndodhë nëse dështon koalicioni Vetëvendosje-LDK

  • 01 January 2020 - 19:08
Paralajmërimi: Ja çfarë do të ndodhë nëse dështon koalicioni Vetëvendosje-LDK

“LDK nuk ka besim që VV-ja mundë të kontribuoj në reformë të drejtësisë dhe të pastrimit të policisë, që e vlerësojnë si mundësi hakmarrje në këto dy sektor nga ana e LDK-së. Kjo parti politike, pra LDK-ja, i cilëson si hakmarrje që mundë të ndodhë ndaj këtyre sektorëve, sundimit të ligjit, duke pas parasysh se kjo parti ka qenë në kundërshtim me rendin dhe ligjin, pra ka shumë gjëra komplekse dhe kjo është një arsye për LDK-në për të mos u marr seriozisht apo për të bërë koalicion politik. Pra në këto momente qysh po shihet janë vetëm dy rrugë, ose qeveri teknike kalimtare ose zgjedhje të reja”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës dhe njohës i mirë i proceseve elektorale, Blerim Burjani, duke analizuar zhvillimet e fundit pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, thotë se partitë politike që proklamonin lidhjen e marrëveshjes së shpejtë për bashkëqeverisje, Vetëvendosje dhe LDK-së, tani po sillen në mënyrë tepër të pa përgjegjshme, dhe po e çojnë me vetëdije të plotë shtetin drejt krizës dhe humbjes së shpresës për qytetarët, duke u përplasur për pozita në qeverisjen e vendit.

Sipas Burjanit, kjo situatë është e mirëseardhur për subjektet politike humbëse të zgjedhjeve të 6 tetorit, pasi thellimi i kësaj krize shkon në llogari të tyre.

Image
Blerim Burjani

“Pra të ish subjekteve politike të PAN-it që janë duke pritur dështimin e formimit të qeverisë dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të reja, në mënyrë që këtë dështim ta përdorin si mjet sulmi ndaj LVV-së dhe LDK-së për krizën që ja kanë shkaktuar vendit, ndonëse gjatë gjithë mandatit dy vjeçar të PAN-it kanë akuzuar për keq qeverisje dhe kanë kërkuar zgjedhje të reja për qeverisje më të mirë”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo Burjani beson që nga kjo krizë në të cilën po futet vendi, Kosovën do e nxjerr faktori ndërkombëtar, duke intervenuar dhe kërkuar krijimin e një qeverie teknike.

“Pasi që me zhvillimet e fundit ka humbur besimi i ndërsjellët mes LVV-së dhe LDK-së. LDK nuk i beson VV që është e aftë dhe që ka njerëz për të shtyrë procese të komplikuara përpara, siç janë dialogu apo ngjashëm”, shton Burjani për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Burjanit, LDK nuk i beson VV-së për t’ia lënë në qeverisje resorët që kanë të bëjnë me sundimin e ligji sidomos MPB-në.

“Për shkak se shumë deputet nga ky subjekt politik ka probleme të shumta me ligjin, nga e kaluara e saj, kështu që marrja e pozitës së MPB-së nga VV-ja mundë të prodhon skandal, duke ju hakmarrë politikisht policisë së Kosovës dhe duke penguar reformat që duhet të ndodhin, pastrimin sipas meritës dhe ligjit. LDK nuk ka besim që VV-ja mundë të kontribuoj në reformë të drejtësisë dhe të pastrimit të policisë, që e vlerësojnë si mundësi hakmarrje në këto dy sektor nga ana e LDK-së. Kjo parti politike, pra LDK-ja, i cilëson si hakmarrje që mundë të ndodhë ndaj këtyre sektorëve, sundimit të ligjit, duke pas parasysh se kjo parti ka qenë në kundërshtim me rendin dhe ligjin, pra ka shumë gjëra komplekse dhe kjo është një arsye për LDK-në për të mos u marr seriozisht apo për të bërë koalicion politik. Pra në këto momente qysh po shihet janë vetëm dy rrugë, ose qeveri teknike kalimtare ose zgjedhje të reja”, përfundon Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)