VV reagon pas vendimit për rastin Pronto

  • 03 January 2020 - 10:28
VV reagon pas vendimit për rastin Pronto

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore për të akuzuarit në rastin e njohur si Pronto.

Bajqinovci ka shkruar në Facebook se me të gjitha provat e publikuara, prapë janë liruar protagonistët e rastit Pronto. Kjo sipas tij, tregon për kapjen e shtetit nga PDK-ja.

“Këtij shteti i duhet urgjentisht ligji i vetingut që të spastrohen gjykatat nga gjykatës të cilët marrin vendime arbitrare. Çfarë prova tjera duhet Grabovci and Co të dënohen. Turp!!!”, ka shkruar ai

(Kosova Sot Online)