Dështimet e 2019-tës, ja paralajmërimi i frikshëm për vitin 2020

  • 03 January 2020 - 15:28
Dështimet e 2019-tës, ja paralajmërimi i frikshëm për vitin 2020

“Asgjë nuk funksionoj dhe nuk u arrit nga koalicioni në ikje PAN, qeverisja e të cilit u karakterizua me skandal të shumta dhe më një koncept mafioz të qeverisjes së vendit, ku politikat qeverisëse i diktonin oligarkët dhe para politika, për interesa mafioze e kriminale. Dhe gjithë kësaj situate të pafavorshme i ndihmoj edhe periudha që nga korriku kur u dorëhoq kryeministri Ramush Haradinaj, pas marrjes së ftesës nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme të cilat u mbajtën me 6 tetorit, dhe akoma nuk kemi formim të qeverisë së re”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Tashmë kur kemi hyrë në vitin 2020, analisti politik, Nexhat Haziri pret që viti në vijim të jetë së paku vit i fillimit të ndryshimeve pozitive për Kosovën, ngase vitin 2019, Kosova e përmbylli si një vit të humbur për shkak të politikës së papërmirësueshme që udhëhiqet nga mafio-oligarkët, nga nëntoka kriminale dhe klanet politike të inkriminuara.

Image
Nexhat Haziri

“Viti 2019, mund të quhet lirisht si një vit i humbur për Kosovën, si rezultat I një qeverie të pa përgjegjshme, të padijshme dhe të pa aftë për ti adresuar dhe për të ju dhënë zgjidhje problemeve të shumta që kishte dhe ka vendi, qofshin këto problem të brendshme me funksionimin e shtetit, por edhe ato në rrafshin ndërkombëtar. Ky vit nuk përmirësojë në asnjë sferë jetën e qytetarit, përkundër që thelloj krizën socio-ekonomike, dështim në fushën e arsimit, shëndetësisë, pra në çdo pore të jetës”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, në rrafshin ndërkombëtar, në vend se të kërkohej forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, institucionet shtetërore dështuan në shumë drejtime, ku Kosova nuk arriti të bëhet shtet anëtar i Interpolit, nuk arriti të bëhet pjesë e lëvizjes së lirë në zonën shëngen, nuk u sigurua asnjë njohje e re për shtetin e Kosovës, përkundrazi, kishim disa tërheqje të njohjes së shtetësisë së Kosovës nga disa vende. 

“Asgjë nuk funksionoj dhe nuk u arrit nga koalicioni në ikje PAN, qeverisja e të cilit u karakterizua me skandal të shumta dhe më një koncept mafioz të qeverisjes së vendit, ku politikat qeverisëse i diktonin oligarkët dhe para politika, për interesa mafioze e kriminale. Dhe gjithë kësaj situate të pafavorshme i ndihmoj edhe periudha që nga korriku kur u dorëhoq kryeministri Ramush Haradinaj, pas marrjes së ftesës nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të parakohshme të cilat u mbajtën me 6 tetorit, dhe akoma nuk kemi formim të qeverisë së re”, thekson Haziri për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Haziri shprehet se edhe zvarritja e krijimit të institucioneve të reja gjatë vitit 2019, dhe bartja e këtij problemi në vitin 2020, gjithsesi që do ta ketë ndikimin e vetë negativ në zhvillimin e vendit edhe për vitin në vijim.

”Kjo zvarritje e formimit të institucioneve të reja nënkupton se Kosova ka seriozisht problem të mëdha me këtë klasë politike, e cila u duke se u konfigurua me rezultatin e këtyre zgjedhjeve, por shpresa sa vije e venitet për shkak të interesave më shumë për pushtet të dy partive që morën më së shumti vota , LVV-së dhe LDK-së, se sa që primare e kanë interesin e shtetit, dhe nxjerrjen e vendit nga kjo situatë e krijuar që nuk është aspak e favorshme për të ardhëm e vendit, qoftë si i mirëqenë për qytetarët e vet, e po ashtu as për perspektivën integruese euro-atlantike. Kjo klasë politike në përgjithësi, edhe kësaj herë është duke e zhgënjyer qytetarin e vendit, duke ia mohuar perspektivën në vend dhe duke ia imponuar që si zgjedhje ta shohë emigrimin ilegal në masë për në shtet e tjera evropianë në kërkim të një jetë më të mirë”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)